VIDEO: Eurodeputeti grek gris flamurin e Turqisë në Parlamentin Europian

Eurodeputeti grek, Ioannis Lagos grisi flamurin turk gjatë debatit plenar mbi emigrantët në Parlamentin Europain.

Lagos grisi flamurin turk në shenjë proteste dhe kërcënimi për krizën e emigrantëve.

Lagos, i cili më parë shërbeu si anëtar i parlamentit grek për partinë e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, akuzoi presidentin turk, Recep Tayip Erdogan se qëllimisht po lejon kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt ishujve grekë.

Pas këtij veprimi, reagoi qeveria greke, e cila tha se distancohet nga ky veprim.

Ndërkohë, grisjen e flamurit turk nga Lagos e dënuan Ministri i Jashtëm turk Jashtëm Mevlut Çavusoglu dhe raportuesi i Parlamentit Europian në Turqi, Nacho Sanchez Amor./21Media