VIDEO - Breshëri në Rogovë të Hasit

Reshjet e sotme kanë qenë të mirëseardhura për shumë fermerë por kokrrat e breshrit që e kanë përcjellë shiun në Rogovë të Hasit kanë dëmtuar kulturat bujqësore në këtë fshat.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet breshëri në një arë të mbjellë me misër.

Qytetari thotë se breshëri i sotëm ka dëmtuar rreth 90 përqind të të mbjellave.

Më herët, KALLXO.com publikoi disa fotografi nga ky fshat në të cilat shihen perimet e të dëmtuara nga breshëri gjatë ditës së sotme.

Breshëri dëmton perimet në Rogovë të Hasit (FOTO)