Breshëri dëmton perimet në Rogovë të Hasit (FOTO)

Reshjet e sotme kanë qenë të mirëseardhura për shumë fermerë por kokrrat e breshrit që e kanë përcjellë shiun në Rogovë të Hasit kanë dëmtuar kulturat bujqësore në këtë fshat.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi në të cilat shihen perimet e mbjella të dëmtuara nga breshëri.