
Foto: Kallxo.com
VIDEO - Bora e parë mbulon Brezovicën
Përderisa fjollat e para të borës kanë rënë në disa vendbanime të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm pa mundur të zënë vend në tokë, në Brezovicë ajo ka krijuar një shtresë.
Në këtë vend turistik malor, bora që ka filluar të bjerë pak ditë më parë po vazhdon të bjerë me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditës së sotme
Rrugët që çojnë drejt Brezovicës megjithatë duken të dëmtuara si pasojë e mosrregullimit gjatë sezonit të punimeve dhe të papastruara nga bora e parë nga e cila është krijuar edhe një shtresë e lehtë akulli.
Ekipi i KALLXO.com ka xhiruar rrugët drejt Brezovicës të mbuluara me borë përderisa adhuruesit e skitarisë me gjasë do të mund të gjatë vikendit të dalin shtigjeve të këtij resorti turistik dimëror për herë të parë në këtë sezon.