Albin Kurti takohet me Ali Ahmetin në Ohër | Foto: KALLXO.com

VIDEO - Albin Kurti pi kafen e mëngjesit me Ali Ahmetin në Ohër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Bislmi dhe ministrin Çeku kanë takuar në ambientet e hotelit në Ohër, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Ata janë takuar për disa minuta për kafe, por nuk kanë pranuar të flasin për media pas takimit.

Ky takim kafeje është mbajtur pak kohë para se të nisin me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Mirsolav Lajçak.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.

Sot është paraparë të mbahet edhe takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Para takimit Kurti-Vuçiq që do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, pritet ta ketë takime të ndara.

Duke filluar nga ora 10:30, sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Albin Kurti takohet me Ali Ahmetin në Ohër | Foto: KALLXO.com
Albin Kurti takohet me Ali Ahmetin në Ohër | Foto: KALLXO.com
Albin Kurti takohet me Ali Ahmetin në Ohër | Foto: KALLXO.com

Koha e takimit trilateral ende nuk dihet, ndërsa tema pritet të jetë aneksi për zbatimin e planit të Bashkimit Evropian i njohur si plani franko-gjerman.

Mediave dhe publikut, në ora 10:30 pritet t’i drejtohet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, i cili mbrëmë ka pasur takim me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabrieiel Escobar ndërsa në orët e para të ditës së sotme pritet t’i takojë edhe Borrell e Lajçak.

Takimi i Ohrit ishte paralajmëruar më datën 27 shkurt, ku u zhvillua një takim me dakordim për planin franko-gjerman, mirëpo pa marrëveshje të nënshkruar.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të vazhdimisht kanë kërkuar nga palët ta pranojnë planin franko-gjerman, pasi që sipas tyre kjo është një marrëveshje e mirë për të ardhmen e të dyja vendeve.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar për zhvillimet e sotme në Ohër.