VIDEO - Aksident trafiku në hyrje të Veternikut

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në hyrje të Veternikut në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KALLXO.com video të këtij aksidenti .

Siç shihet edhe në pamje, patrulla e Policisë së Kosovës nuk ka arritur ende në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Kjo është video që ka arritur në adresë të KALLXO.com