Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë tek ura e Drinit të Bardhë

Një veturë ka rënë në lumë tek Ura e Drinit të Bardhë në fshatin Dubovë të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në veturë ishin tre persona mirëpo asnjëri nga ta nuk pësoi lëndime serioze.

“Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësuar lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”- ka thënë Gashi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:50 më 24.05.2024.