Vetaksident në Deçan, nuk raportohet për të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në Deçan sot rreth orës 15:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 15:30 minuta Policia është njoftuar për një vetaksident. Policia me te arritur në vendngjarje ka kuptuar se ka te bëje me vetëaksident. Nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale”- ka deklaruar Gashi për KALLXO.com.