Vdes personi që kishte mbetur në një shtyllë elektrike në Bërnicë të Prishtinës

Ka vdekur një person para disa çastesh, pasi që kishte mbetur në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Para pak çaste, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

KALLXO.com minuta më parë raportoi se një person ka mbetur në një shtyllë elektrike, por që nuk dihej për gjendjen shëndetësore të tij.

Një person ka mbetur në një shtyllë elektrike në Bërnicë të Prishtinës

.