Një person ka mbetur në një shtyllë elektrike në Bërnicë të Prishtinës

Një person ka mbetur në një shtyllë elektrike në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Rasti ka ndodhur në orën 19:30.

Për KALLXO.com rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur se për rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, KEDS-i dhe zjarrëfikësit, të cilët ende janë në vendngjarje.

“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje. Për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Krasniqi.