foto: Ilustrim

Vdes një person pas rrokullisjes me traktor

Një vdekje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites dje në fshatin Planej të Prizrenit. Një person gjatë kohës që ishte duke vozitur traktorin, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.