Vdes një person pas një aksidenti në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje.  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”- ka thënë ajo,

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shtoi Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.