Ilustrim

Vdes një person në një spital privat në Prishtinë, ankesa se nuk kishte trajtim të duhur mjekësor

Një qytetar ka raoprtuar në Policinë e Kosovës se ka  viktima një burrë ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar.

Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor, thuhet në raportin policor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” – thekson Policia.

Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë dje rreth orës 02:30.