Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Vdes një burrë gjatë trajtimit në Spitalin e Gjakovës, Policia fillon hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë që ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka vdekur.

Për këtë ngjarje që ka ndodhur më 07.03.2024 në 09:35h, Policia e Kosovës i ka filluar hetimet.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.