
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Vdes në QKUK këmbësorja që u godit nga vetura në Fushë-Kosovë
29.1.2023 - 09:03
Një grua ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e plagëve të marra nga një aksident që ishte përfshirë.
Aksidenti kishte ndodhur më 16 janar 2023 në Fushë Kosovë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Më 16 janar 2023, KALLXO.com raportoi se një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi u godit nga një automjet, rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Automjeti godet një këmbësore në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë