Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Automjeti godet një këmbësore në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë

Një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi u godit nga një automjet, sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për KALLXO.com se të përfshira kanë qenë një automjet dhe një këmbësore.

Kjo e fundit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.