Vdekja e zyrtarit policor në Prishtinë - Policia jep detajet e para

Sot, më 04.04.2025, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Sipas Policisë përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Viktima është një 47-vjeçar.

“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.” – ka thënë për KALLXO.com Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

KALLXO.com po qëndron në vendngjarje.