Salla e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Vazhdon Seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën e cila është ndërprerë dje pasi pozita lëshoi seancën në shenjë proteste për raportimet e mediave se gjyqtarë të EULEX-it kanë manipuluar me prova dhe kanë fyer ish-komandantët e UÇK-së gjatë proceseve gjyqësore.

Fillimisht ishin deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, kanë lëshuar seancën si shenjë proteste, pastaj edhe opozita ndërpreu seancën për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar.

Seanca është caktuar të fillojë sot në orën 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Koha për pyetje parlamentare
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë
  15. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës
  16. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016
  17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016
  18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016
  19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb
  20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa
  21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave
  22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.