Epopeja e UCK-se

Vazhdojnë Aktivitetet për Shënimin e 20 Vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri edhe sot vazhdon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.

Aktivitetet për 7 Mars 2018

Në Shkup duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi ,,Nata e Zjarreve’’, ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas në sheshin “Adem Jashari “do të mbahet një program kulturor-artistik.