Uta Ibrahimi pas lëndimit në Valbonë: Shumë shpejt do të ngjitem në maja të tjera
Alpinistja Uta Ibrahimi ka treguar për aksidentin që ka pësuar në Valbonë dhe goditjes nga një gur me peshë rreth 50 kilogramë
Ajo përmes një publikimi ka treguar për lëndimet që ka marrë në aksident gjatë zbritjes pas tentimit për ngjitjen në faqen veriore në Majën e Rragamit.
Ibrahimi në publikim ka falënderuar njerëzit që e kanë bartur për gjashtë orë në zbritje.
Ndërsa për gjendjen shëndetësore Ibrahimi ka thënë se ka marrë shumë lëndim, por që menjëherë pas shërimit do të vazhdojë me ngjitje të tjera.
Ky është postimi i plotë i Uta Ibrahimit:
“Të dashtun .. e dij që jeni ba shumë merak edhe jeni mërzit për krejt çka keni lexu këto ditë …
Këto ditë kam kaluar momentet ma të bukura të jetës … të gjitha vrapimet malore, ngjitjet nëpër Kosovë dhe Shqipëri …shpesh m’kanë piku lotët prej gëzimit dhe jam kan shumë falemderuese për jetën tem ..
Por, jo gjitmonë ndodhin gjanat që na dojm.
Është e vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një rrugë teknike – bashk me Aurelin.
Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri rreth 50Kg, fillimisht në këmbën e majtë dhe në trup i cili përfundon në thembër të kembës së djathtë dhe një përplasje edhe ma tutje te posht.
Fillimisht e kemi lajmëru Nor Hysaj – i cili pastaj ka lajmëru të gjithë njerëzit e tjerë e te cilët kanë ardhë shumë shpejt deri afër vendit të aksidentit.
Në ndërkohë, ne kemi zbrit edhe nja 1 orë me litar deri në pikën kur më skam mund me ec më.
Kanë ardh ekipa e shpëtimit nga Valbona -Sami Hysaj, Arben Selimi, Nor Hysaj, Saimir Kalbaj, Keli Selimaj, Skender Selimaj, Erind Zalli, Ermali dhe të tjerë, të cilët për 6 orë më kanë bart te poshtë, deri te deri te qasja ma e afërt në rrugë, ku edhe kanë arritur ekipa e Shba Sharrit: Reshat Cana, Osman Uka, Fahmi Derda dhe Deni Hameli dhe ekipa e Shba Pashtrikut: Daja Lam dhe Besnik Dujaka.
Aty ka qenë edhe Policia dhe Ekipet e Ndihmës së shpejtë të cilët janë kujdesur për mua.
Gjendja shëndetësore:
Përveq lëndimeve të rënda në nyje dhe ligamenteve të këmbës, gjithashtu janë keq të thyera eshërat e thembrës së këmbës së djathtë – më sakt 4 gishtat në disa copa, copa-copa, dhe gishti i madh ne 8 copë që duhet intervenim mjeksor shumë shpejt … e që ma bënë të pamundur vazhdimin e ekspeditave për këtë vit e gjithashtu, trajnimeve, punës e jetës normale për disa muaj 🙁
Jam e mërzitur dhe trishtuar, mu ka thy zemra e po me dhemb shpirti … por jam shumë me fat që kjo ka përfundu me kaq dhe për gatishmërinë e njerzve për me më ndihmu gjatë këtij askidenti.
Faleminderit edhe Ambasadorit zt. Minxhozi, Kryetarit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës Arben Lila, që e kanë ndihmuar krejt këtë proces.
Valbona, tash të du edhe ma shumë. Ma ke dëshmu edhe nji herë për dashninë e zemërgjonshinë e njerzve tonë <3
Mezi po pres me hjek gipsin e me vazhdu me ngjitje të tjera!”