Ushtarët e KFOR-it mbështesin strehimoren e dhunës në familje në Kosovë

Ushtarë të KFOR-it gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë kuti me produkte higjenike, batanije, artikuj të lehtë ushqimorë dhe rroba, në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Ferizaj.

Sipas një komunikate për media, ekipi i Ushtrisë Amerikane, i përbërë tërësisht prej grave, është një nga ekipet e shumta të monitorimit dhe ndërlidhjes në forcën e Kosovës, të udhëhequr nga NATO-ja.

“Takimet si këto janë të rëndësishme për LMT-të që të krijojnë linja të hapura të komunikimit me misionin e udhëhequr nga NATO-ja, të krijojnë marrëdhënie dhe të nxisin një mjedis të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

“Ne u takuam me strehimoren e grave për të marrë një përditësim për gjendjen e dhunës në familje, në komunë”, citohet të ketë thënë nëntogerja Tereza Smalls, komandante e ekipit LMT Kilo 21.