Urimi i Kadri Veselit për ditën e pavarësisë së ShBA-së

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka uruar qytetarët amerikan të cilët jetojnë në Kosovës për ditën e pavarësisë së ShBA-ve.

“Të gjithë qytetarëve amerikanë, që shërbejnë aktualisht në Republikën e Kosovës, qeverisë dhe popullit amerikan, urime 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Veseli.

Më tej ai ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i tyre, kanë qenë sinonim i ëndrrës për liri dhe sot janë gardiani më i madh në botë i demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe i paqes e sigurisë globale. Kosova dhe qytetarët e saj janë krenarë që, si në të kaluarën, edhe sot, e gëzojnë mbështetjen e kombit të madh amerikan”, ka shkruar kryeparlamentari Kadri Veseli në urimin e tij për ditën e pavarësisë së ShBA-së.