Rektorati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

UP thotë se mos përditësimi i ueb-faqes ka krijuar konfuzitet për pagesën e Isa Mustafës si profesor

Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka thënë se si pasojë mos-përditësimit të faqeve zyrtare të fakulteteve është shkaktuar konfuzitet për pagimin e kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si profesor në UP.

Rektorati për KALLXO.com ka thënë se rektori i UP-së, Naser Sahiti, të hënën në mëngjes ka përcjell kërkesë tek dekanët e njësive akademike që urgjentisht të bëjnë përditësimin e të dhënave, në mënyrë që konfuzitet i tillë të mos shkaktohet në të ardhmen.

Studenti Mexhid Ramosi sot ka dal në një konferencë për media me disa fakte ku sipas tij janë dëshmi se Isa Musta është paguar si profesor në Fakultetin Ekonomik.

Ramosi kishte sjellur dokumente nga deklarimi i pasurisë së Isa Mustafës në Agjencinë Kundër Korrupsionit, programin e studimeve master, pamje nga regjistrimi i lëndëve, shpalljet e rezultateve të provimeve.

Sipas UP-së Mustafës nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga Universiteti i Prishtinës që nga dhjetori i vitit 2016.

Isa Mustafa ishte zgjedhur profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik në vitin 2011.

Dokument nga studenti në konferencë; Fotografi: KALLXO.com