Rektorati i Universitetit të Prishtinës. FOTO: Universiteti i Prishtinës/Facebook.
UP do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara.
Këtë e ka bërë të ditur vet UP-ja përmes një njoftimi publik.
UP thotë se këtë vendim e ka marrë Këshilli Drejtues i UP-së, në mbledhjen e mbajtur të premten.
Sipas këtij vendimi, gjatë këtij viti akademik, studentët me aftësi të kufizuara do të mbështetën me shumën prej 450 euro.
Vlera totale e ndarë për mbështetje të këtyre studentëve është 30 mijë euro.
“UP-ja së fundi ka aprovuar një serë iniciativash për mbështetjen dhe stimulimin e studentëve, përfshirë edhe ngritjen e shumës së kompensimit për punë praktike në UP, si dhe ofrimin për herë të parë të bursave për studentët e masterit dhe doktoratës”-është thënë ndër të tjera në postimin e UP-së.