Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë nisin bashkëpunimin në katër drejtime

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë kanë nisur bashkëpunim në katër drejtime, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, dhe rektori Luan Përzhita nga Akademia Albanologjike janë dakorduar mes tjeraash të krijojnë një platformë të përbashkët për shkëmbimin e stafit akademik dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta për studimet e niveleve master dhe doktoraturë.

Kurti u ka uruar suksese të dy palëve dhe ka thënë se së shpejti do të jetësojnë synimet e përbashkëta.