Foto: Facebook, Artan Grubi
Uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut edhe në shqip
15.3.2022 - 21:42
Në uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut nga sot do të figurojnë në gjuhën shqipe do të shkruhen emri “Policia” dhe emri i shtetit.
Kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i parë i këtij shteti, Artan Grubi.
“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, ka thënë ai në një postim në Facebook.