Foto: KRU Prishtina

Ujësjellësi tregon zonat e Prishtinës që do të mbesin pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dy zona të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të pijshëm deri nesër në orët e paraditës.

“Zonat që do të mbesin pa ujë të pijshëm janë dy hyrje banesore në lagjen ‘Dardania’ (hyrjet mbi orën e kurrizit), soliteri në lagjen ‘Lakrishtë’ dhe ndërtesat e ulëta në anën e majtë të Procredit Bank”, është thënë në njoftimin e kompanisë.

Arsyeja se pse po bëhet një gjë e tillë sipas Ujësjellësit janë punimet në sanimin e një linje, të cilat mund të sjellin rrezikshmëri për punëtorët.

“Arsyeja e shtyerjes së gjysmës së punimeve në sanimin e linjës AC me diameter 200 mm, është rrezikshmëria nga shembja e dheut për punëtorët e mirëmbajtjes për shkak të thellësisë së madhe të pozicionimit të gypit”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Tutje është njoftuar se të gjitha zonat e tjera të cekura në njoftimin paraprak, tashmë kanë furnizim me ujë të pijshëm.