U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur më 20 janar të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.