U mbajtë Konferenca Ndërkombëtare e Asamblesë Parlamentqare e SEECP-së

Kuvendi i Kosovës sot ka hapur punimet e Asamblesë Paralamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP).

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali I Zi, Sllovenia, Turqia dhe Kosova, si dhe përfaqësuesit e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC)

Temë e kësaj konferencë ishte “Të jesh në hap me Europën”, të cilën e hapi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është edhe kryesuese e delegacionit të Kuvendit të Rëpublikës së Kosovës në AP të SEECP-së.

Kjo konferencë u zvhillua online.

Në këtë konferencë u trajtuan tri çështje specifike, dhe të gjithë kishin ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon, ka thënë Osmani siç bëhet e ditur në komunikatë.

Gjithashtu në këtë konferencë kryetarja e Kuvendit foli edhe për mjedisin dhe problemet me ndotjen.

Tutje, Osmani referoi anagazhimin e Kosovës në forcimin e bashkëpunimit rajonal për t`u bërë të besueshëm në rajon, si dhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Shpresoj që shtet anëtare të BE-së doi të dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajnimin e ndërshëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe të na japin liberalizimin e vizave , pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret”, është shprehur ajo.

Ndërsa për pasoja e pandesmisë së COVID-19 foli kryetarja e komisionit të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, Fitore Pacolli.

Ajo tha se kjo krizë ka rikujtuar se njerëzit duhet të lidhen mes vete dhe ta ndihëmojnë njëri- tjetrin.

Duke folur rreth procesit të integrimeve evropiane, Pacolli theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimore kanë ngelur prap sa I përketë plotësimit të kushteve për tanëtarësim në BE, siç janë luftimi i korrupsionit, si dhe çështej të tjera.

“Be ka folur me vite të tëra për sundimin e ligjit dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor, por kohët e fundit ka mbyllur sytë në disa zhvillime jo demokratike në këto shetet”, tha Pacolli.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, foli për marrëveshjen finale të Kosovës dhe Serbisë, ku ajo theksoi që është e rëndësishme që këto dy shtet të ecin drejtë BE-së.

Optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovës është shprehur, raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon- Taubadel.

Ajo tha se me marrjen e e presidencës së BE-së nga ana e Gjermanisë so të liberalizohen vizat për Kosovën.

Në pjesën tjetër të takimit u diskutuna dy tema: Shëndrrimi i humbjes në fitore” dhe “Marrëveshja e Gjelbër Europiane pas COVID-19, çfarë ka në të për Europën Juglindore?”

Në këto diskutime u dhanë disa konkludime të përgjihshmë, të cilat do të ndihëmonin shtete e Ballkanit Perëndimore ta luftojnë migrimin.