Ilustrim

U kapen me 102 gramë kokainë, arrestohen 4 persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar katër burra të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas policisë, njësitet policore gjatë bastisjes në tri lokacione në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: 102 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, para të gatshme 2,270 €, 30-franga zvicerane, dhe dy vetura.

Tutje policia sqaron se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti në procedurë hetimore.