U.S. President Joe Biden meets with Turkish President Tayyip Erdogan at the NATO summit in Vilnius, Lithuania, July 11, 2023. REUTERS/Kevin Lamarque

Turqia synon rikalibrimin me Perëndimin ndërkohë që izolimi i Rusisë rritet

Shpresa për antëraësimin ne afërt të Suedisë në aleancën e sigurisë së NATO-s filloi të zbehet të hënën kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paraqiti një pengesë në minutat e fundit duke e ndërlidhur miratimin e tij të ofertës së vendit nordik me pranimin e shumëkërkuar të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, vetëm disa orë më vonë, Erdogan e bëri një kthesë të befasishme duke hequr dorë nga kundërshtimi i tij, duke i hapur rrugën NATO-s për ta zgjeruar fortifikimin e saj kundër një Rusie ndërluftuese ndërkohë që Moska po lufton në Ukrainë.

Ky vendim, i cili mori lëvdata nga Perëndimi dhe qortime nga Moska, tregoi se si lufta në Ukrainë ka qenë një moment përcaktues për rolin e Turqisë në skenën ndërkombëtare. Erdogan ka mbetur i rëndësishëm duke e mbajtur Rusinë afër dhe duke e vënë theksi tek përkushtimi i tij ndaj NATO-s duke nxjerrë koncesione maksimale nga secila palë. Akti i tij delikat balancues i ka dhënë Turqisë pozicionin unik të të qenurit i vetmi vend i NATO-s.

Por analistët thonë se njeriu i fortë turk mund të jetë në një rrugë pajtuese me Perëndimin në dekadën e tij të tretë në pushtet dhe mandatin e fundit në detyrë si president.

“Duke e mbështetur ofertën e Suedisë në NATO… Ankaraja po sinjalizon një rikalibrim në lidhjet me Perëndimin, të cilat janë tendosur për një kohë tani”, thotë Memet Celik, koordinator editorial për gazetën pro-qeveritare Daily Sabah. “Në një farë mënyre, kjo është një lëvizje balancuese për pozicionin e Turqisë midis Perëndimit dhe Rusisë”.

Në Vilnius, Lituani, ku filloi samiti i NATO-s të hënën, presidenti i SHBA Joe Biden dhe anëtarë të tjerë të NATO-s shpallën unitet të paprecedentë brenda aleancës përballë luftës së Rusisë, duke lavdëruar Erdoganin për vendimin e tij.

Disa orë pas njoftimit, Uashingtoni tha se synon të ecë përpara me transferimin e avionëve luftarakë F-16, avionë këta të cilët Turqia i ka kërkuar prej vitesh, duke kufizuar muaj të tërë diplomacie prapaskenash për ta bërë Ankaranë të vazhdojë tutje me pranimin e Suedisë në NATO.

Gjatë një takimi në Vilnius të martën, Erdogan e quajti Bidenin një “mik të dashur”. Ai tha se ishte “koha e duhur” që udhëhqësit e Turqisë dhe SHBA-së “të mblidheshin së bashku për konsultime të mëtejshme”, duke e quajtur takimin e së martës një “hap të parë përpara” dhe ato të mëparshme “thjesht parapërgatitije”.

Erdogan nuk do të vizitojë ende Shtëpinë e Bardhë nën presidencën Biden.

Rich Outzen, anëtar i lartë jorezident në Këshillin Atlantik, i tha CNN se marrëveshja e F-16 është një “përfitim i madh” për Turqinë.

“Në një kuptim më të gjerë, lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës i kujtoi Perëndimit rëndësinë e gjeografisë, fuqisë së fortë ushtarake dhe angazhimeve të aleancës – dhe kështu vlerën e Turqisë”, tha ai.

Ai shtoi se ka pak dyshime se Turqia do të pranojë përfundimisht ofertën e Suedisë. Shenja ishte se deri ku do të shkonin kërkesat e Erdoganit.

“Ankaraja e ka favorizuar prej kohësh zgjerimin e NATO-s… në kushte që forcojnë dorën e saj”, tha ai. “Të kesh të drejtën e vetos mbi biznesin e aleancës më të madhe të sigurisë në botë – tani duke u zgjeruar më tej – është një fitore për Ankaranë”.

Reagimi nga Rusia ishte i ashpër. Një zyrtar rus i mbrojtjes tha se Turqia po kthehet në një “vend jomik” pas një sërë vendimesh “provokuese”.

“Një sjellje e tillë nuk mund të quhet ndryshe veçse një goditje me thikë në shpinë”, tha Viktor Bondarev, udhëheqësi i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Mbrojtjen dhe Sigurinë, duke e quajtur “hapin jomiqësor” si rezultat i presionit nga NATO.

Këto vendime “provokative”, tha ai, përfshijnë Turqinë që t’i riatdhesojë ushtarët ukrainas të kapur nga Rusia në vendin e tyre, pavarësisht se i ka premtuar Moskës që të mos e bëjë këtë derisa të përfundojë lufta. Komandantët, të cilët i ishin dorëzuar Turqisë nga Rusia në shtator, u kthyen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit të tij me Erdogan këtë muaj. Ata kanë thënë se planifikojnë të kthehen në fushëbetejë.

“Reputacioni i zbehur ushtarak” i Rusisë

E gjithë kjo vjen vetëm disa javë pas një tentative për rebelim në Rusi nga Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar ëagner, duke ekspozuar çarje në udhëheqjen ushtarake të Moskës dhe mbajtjen e Putinit në pushtet.

Outzen thotë se “reputacioni i zbehur ushtarak” i Rusisë ka qenë i mirë për Turqinë, duke shtuar se rebelimi mund të ketë ndikuar në perceptimin në Ankara të Putinit si një udhëheqës që i kontrollon plotësisht elitat politike dhe ushtarake në vendin e tij.

Që kur Erdogan u rizgjodh për pesë vjet të tjera, ka pasur një ndryshim në mënyrën se si Turqia kalibron aktin e saj balancues, duke u bërë më haptazi “pro-ukrainas”, thotë për CNN, Sinan Ulgen, ish-diplomat turk dhe kryetar i institutit shkencor EDAM me seli në Stamboll.

“Turqia tani ndihet më e sigurt dhe beson se ka hapësirë më të madhe për manovrim marrë parasysh faktin se Rusia është e izoluar dhe ka nevojë për Turqinë si i vetmi vend i NATO-s që nuk ka vendosur sanksione undër saj”, shtoi ai.

Kjo llogaritje mund të jetë më shumë treguese e stilit pragmatik të Erdoganit sesa një ndryshim politikash, thonë analistët.

“Lidhjet me Rusinë janë një shembull i mirë. Ata nuk janë dakord për shumë çështje, por aty ku përputhen interesat e tyre, ata janë në gjendje të ecin përpara”, thotë Celik. “Perëndimit i mungon ajo marrëdhënie me Turqinë, e cila mendoj se është një mundësi e humbur”.

“Turqia është më afër boshtit perëndimor, por Perëndimi nuk dëshiron ta pranojë një partneritet të barabartë me Turqinë, gjë që e bën Ankaranë ta ngrejë bastin për t’i mbrojtur interesat e saj”, shtoi ai.

Pavarësisht rikalibrimit të Erdoganit, marrëdhëniet me Rusinë nuk ka të ngjarë të vuajnë ndjeshëm, thonë analistët. Turqia, megjithatë, ka të ngjarë të vazhdojë të jetë e rëndësishme si për Rusinë ashtu edhe për Perëndimin.

“Për shkak të afërsisë, fuqisë dhe marrëdhënieve me Kievin dhe Moskën, Turqia do të jetë një lojtar kyç në zgjidhjen e konfliktit dhe në çfarëdo marrëveshjeje paqeje që të do të arrihet përfundimisht”, thotë Outzen./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala