Trupat e para amerikane të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza

Një sulm me dron i ka vrarë tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe i ka plagosur më shumë se 30 në një lokacion në Jordani të dielën, duke shënuar herën e parë që trupat amerikane vriten nga zjarri i armikut në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës.

Ky sulm vjen pas javësh përpjekjesh për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të konfliktit Izrael-Hamas në rajon. Presidenti amerikan Joe Biden i ka fajësuar grupet militante të mbështetura nga Irani dhe është zotuar se do t’i mbajë ata përgjegjës. Irani, ndërkohë, ka mohuar çdo përfshirje.

Ndërkohë në Gaza, agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së në këtë enklavë po u kërkon vendeve që ta rishqyrtojnë ndërprerjen e fondeve mbi akuzat se anëtarët e stafit të saj ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Luftimet e ashpra rreth spitaleve Nasser dhe Al-Amal në qytetin jugor të Khan Younis vazhduan të dielën ndërsa furnizimet mjekësore po pakësoheshin. Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit luftëtarët e Hamasit janë të pozicionuar rreth qendrave mjekësore dhe se po koordinohet me zyrtarët e spitalit për të ndihmuar në mbajtjen e tyre në funksion dhe për të lejuar evakuimin e civilëve. /CNN

Përgatiti: Nuhi Shala