‘Trepça’ pritet t’i shet 1.2 milionë euro plumb të pa përpunuar

Ndërmarrja nën Administrimin e AKP-së, “Trepça”, me datën 13 të muajit dhjetor,  publikoi ftesën për ofertim për shitjet e plumbit të pa përpunuar.

Përmes platformës së prokurimit “e-prokurimi”, ndërmarrja “Trepça”, njofton se ofertimi është e hapur

Në ftesën për ofertim të kësaj ndërmarrje, thuhet se kontrata do t’i jepet ofertuesit i cili ofron çmimin më të lartë.

Përmes këtij aktiviteti të prokurimit, ndërmarrja nën Administrimin e AKP-së, “Trepça”, planifikon t’i shes 280 tonë plumb (Pb). Për shitjen e kësaj sasie të plumbit, ka parashikuar kontratë në vlerë 1 milionë e 200 mijë euro.