Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tre të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, një nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe një rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 656.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se  118 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 828 të mostrave të dyshimta.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.