Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se një person i  infektuar me COVID-19 ka vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Rasti i vdekjes është në Klinikën Infektive, QKUK.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 648.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se  68 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të   702 mostrave të dyshimta.