Foto e ilustruar

Judges gavel and handcuffs on american dollars, financial crime concept.

Tre persona arrestohen nën dyshimin se kanë lëshuar në qarkullim dollarë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtë dyshohet se më 20 tetor kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar.

Arrestimin e të dyshuarve e kanë kryer Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë.

Sipas tyre, tre të dyshuarit kryerjen e veprës penale e kanë bërë së bashku në Komunën e Malishevës në një këmbimore.

Të dyshuarit H. SH., L. Q. dhe H. L., janë arrestuar sot në tri lokacione të ndryshme dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti fillimisht është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NjRHKEK në Gjakovë ku dhe po vazhdon të hetohet.