Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tomë Gashi paralajmëron kallëzim penal ndaj një zyrtari të LDK-së për rastin e Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj një zyrtari të lartë të LDK-së lidhur me rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Ai përmes një postimi në rrjetin Facebook ka thënë se ky kallëzim do bëhet me autorizim të babait të Astritit, Avni Dehari.

“Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së.Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes,” ka shkruar Gashi.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të datës 4 gusht 2016.