Ilustrim

Therje me thikë në një kafeteri në Pejë

Një therje me thikë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Krushevc të Komunës së Pejës.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas sqarimit të policisë, i dyshuari në një kafeteri për motive të panjohura ka therur me thikë një person tjetër.

Viktima është dërguar ne Spitalin Rajonal të Pejës pas lëndimeve të marra nga therja.

Mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra është konfiskuar nga njësiti policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.