Foto: Ilustrim

Theret me thikë një person në Prizren

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therje që ka ndodhur dje në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Viktima thuhet se është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Ali Hadri’ rreth orës 16:34.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.