Foto: Ilustrim

Theret me thikë një person në një shkollë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e ditës së djeshme është therur me thikë një person në një shkollë të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh policor, bëhet fjalë për shkollën fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriaze”.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.