Testohen 95 persona nga karantina, të gjithë negativ

95 persona që po qëndronin në karantinën e konvikteve janë testuar për virusin COVID-19.

Të gjithë të testuarit kanë dalur negativ dhe ky grup pritet të lirohet për në shtëpi nesër.

Kështu ka njoftuar Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

“Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ! Nesër ky grup lirohet në shtëpi!”, shkroi ai.

Paraprakisht, gjatë ditës u bë e ditur se nga 36 të testuar nga karantina e konvikteve, vetë një doli pozitiv ndërsa të tjerët u liruan në shtëpi.