Termet në Bosnje dhe Hercegovinë, ndihet edhe në Kosovë

Para pak minutave janë ndjerë dridhje të tokës në Kosovë.

Termeti rreth 5.7 ballë raportohet të ketë ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dridhjet janë regjistruar në 23:07 minuta dhe janë ndjerë edhe në vendet e tjera fqinje.

Epiqendra raportohet të ketë qenë afër Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.

Termeti kishte thellësi 5 kilometra.