Tensione në Asamblenë e Prishtinës, qytetarët të revoltuar e asamblistët opozitar lëshojnë sallën - VIDEO

Pika e tretë e rendit të ditës që ka të bëjë me propozimvendimin për anulimin e vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria” ka nxitur debat dhe tensione në seancën e kuvendit komunal të Prishtinës.

Përfaqësues të lagjes “Kalabria” në kryeqytet të cilët ndodhen në sallë, janë shprehur të tensionuar me asamblistët pozitar dhe qeverisjen LDK-PDK për iniciativën e tyre për shfuqizimin e këtij vendimi. Ata kanë paralajmëruar edhe padi. Po ashtu thonë se po ndihen edhe të diskrimuar si lagje. Ankesa kyçe e tyre është që mos të zbritet koeficienti nga 2.4 sa është miratuar nga qeverisja e kaluar.

Në shenjë revolte ndaj kësaj pike të rendit të ditës, asamblistët opozitar të LVV-së, AKR-së, AAK-së kanë lëshuar sallën. Këta asamblistë propozuan më herët që të largohen kjo pikë dhe ajo 4 për lagjen Arbëria, por që nuk mori votat e mjaftueshme.

Paraprakisht, kryetari Përparim Rama deklaroi se ky vendim është kthyer i jashtëligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Rama tha se duhet bërë një analizë e mirëfilltë e që pas gjashtë muajve me sjellë planin e ri.

“Nuk mundet me u rritë konficienti 1.8 në 2.4 pa u analizuar në mënyrë të mirëfilltë impaktin që mund të ketë në hapësirat ku jetojmë. Sepse mundet me pas një efekt negativ. Nuk jam kundër konficienti 2.4, faktikisht në ndihmonë në disa aspekte, por duhet të shfuqizohet ky vendim, kërkesa e ministrisë dhe duhet ta bëjmë një analizë i nevojitet kësaj zone dhe ta bëjmë destinimin tjera në ndërlidhshmëri me konfiecientin 2.4”, tha Rama.

“Përmomentin është jolegale. Unë jam këtu për më të mirën e juve – qytetarëve”, tha ai.

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar sot prapë para komunës së Prishtinës për mos-shfuqizim të planit rregullues që ishte miratuar në nëntor të vitit 2021. Banorët i kanë bërë thirrje kryetarit, Përparim Rama të mos e bllokojë lagjen “Kalabria”.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt këtë mbledhje: