Të hyrat vetanake të Komunave bien për 9.7% si pasojë e COVID-19

Realizimi i të hyrave vetanake në të gjitha komunat e Kosovës në vitin 2020 ka rënë për 9.7% ose mbi 8 milionë e 770 mije euro më pakë se në janar-qershor të vitit të kaluar.

Në vitin 2019 në periudhën janar-qershor janë planifikuar mbi 84 milionë euro nga këto janë realizuar 35 milionë euro nga të hyrat vetanake, ndërsa në vitin 2020 janë palnifikuar mbi 83 milionë dhe janë realizuar 26 milionë euro.

“Në periudhën Janar – Qershor 2020, realizimi i të hyrave vetanake sipas planifikimit vjetor të komunave është 32.44%, ndërsa në periudhën Janar- Qershor 2019 ka qenë 42.09%. Nga kjo shihet se ka rënie në planifikimin e të hyrave për 2.1% në vitin 2020. Po ashtu, vërehet se ka rënie në realizimin e të hyrave prej, 9.7% në vitin 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raport të publikuar nga MAPL.

Ministria e Pushtetit Lokal ka bërë publike ‘Raportin e situatës së pandemisë COVID – 19 për komunat e Republikës së Kosovës’, më të cilin është krahasuar edhe periudha janar-qershor 2019 dhe janar-qershor 2020.

Në tabelën më poshtë mund të shihni planifikimet dhe realizimet e bëra për periudhëm janar-qershor të vitit 2019-20: