Tash e tutje, testimet për patentë shofer nën mbikëqyrjen e policisë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ai i Punëve të Brendshme, Agim Veliu kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbikëqyrjen e testimeve për patentë shofer.

Abrashi tha se tash e tutje, policët do të kujdesen për mbikëqyrjen e testimeve.

“Tash e tutje, Policia e Kosovës në mbikqyrje të testeve për patentë shofer. Memorandumi që nënshkruam me ministrin e MPB Agim Veliu, do të rris më shumë transparencën në testime, e njëkohësisht edhe sigurinë”, ka shkruar ministri i Infrastrukturës në Facebook.

Sipas tij, kjo formë do të eliminojë korrupsionin ndërsa do të shtoj edhe cilësinë në kalimin e testit për patentë shofer.

“Me mbikqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.