Takimi i presidentes Vjosa Osmanit dhe ambasadorit Philip Konsett Foto: ZPRK

Takohen Osmani dhe Kosnett, flasin për refugjatët afganë

Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett janë takuar gjatë ditës së sotme ku kanë biseduar në lidhje me vendimin e institucioneve të Kosovës për t’i ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

“Presidentja Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës, nisur nga përvoja e kaluar, mirëkuptojnë nevojën për strehim të sigurt për personat e rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Presidentja Osmani nënvizoi se Republika e Kosovës do t’i qëndrojnë përkrah SHBA-ve dhe shteteve aleate duke dhënë kontributin e saj në paqen ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Zyrës se Presidentes.

Përpos diskutimit për refugjatët afganë, presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhënë Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19, duke ofruar donacione të ndryshme për Kosovën.

Poashtu sipas njoftimit të presidencës në këtë takim, Osmani dhe Kosnett kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushën e politikës së jashtme si dhe në realizimin e reformave në drejtësi dhe energjetikë.