Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri u kërkon falje grave në Vushtrri për nivelin e ulët të përfshirjes së tyre në qeverisje

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sonte në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës ka kërkuar falje për mospërfshirjen e grave në nivelin e qeverisjes.

Por, Tahiri për këtë ua ka hedhur fajin partive me të cilat është në koalicion, duke thënë se ata ia kanë imponuar emrat e drejtorëve për drejtoritë përkatëse.

“Sonte i kërkoj falje të gjitha grave në Vushtrri, për shkak se nuk kam mbërri  m’i përfshi sa duhet në drejtori. Koalicioni dhe struktura e tij më ka imponuar emrat për drejtor, sepse kryetari nuk është aq i plotfuqishëm. E kemi kërkuar nga koalicioni por ka qenë pothuajse e pamundur. Nëse udhëheq komunën pa një koalicionin, natyrisht që do të emëroj”, ka thënë Tahiri.