Tahiri: Tendenca për të zbehur luftën e UÇK-së ishe marrëzi

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se situata politike në Kosovë nuk është fare e mirë, por ja që ndodhën këto zhvillime të reja politike dhe në vend të luftës ndaj pandemisë, po ndodh lufta politike.

‘Po pritet formimi i qeverisë së re, nuk pres të jetë qeveri stabile për shkak të përbërjes së ngushtë”, tha ajo sot në një intervistë për RTK.

Sipas saj për dialogun me Serbinë duhet të ketë unitet të spektrit politik në vend.

“Uniteti politik në këto dy vite ka munguar,” tha ajo.

Tahiri vlerësoi se tendenca për të zbehur vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së, por edhe të LDK-së ishin marrëzi.

Deklarimet e Shkëlzen Gashit lidhur me UÇK-në nxitën shumë reagime nga të gjitha anët, përfshirë edhe shumë aktivistë dhe ish-aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, subjekti ku ishte anëtar Shkëlzen Gashi./RTK

Albin Kurti e shkarkon Shkëlzen Gashin