Albin Kurti e shkarkon Shkëlzen Gashin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se ka pasur një takim me këshilltarin e tij politik Shkëlzen Gashi dhe se të njëjtin e la liruar nga detyra e tij si këshilltar.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik z. Shkëzen Gashi”, ka njoftuar Kurti.

Kurti ka thënë se deklaratat e djeshme të Gashit kishin pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e Qeverisë në detyrë, andaj Kurti ka kosnideruar “Që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”.

Kurti ka falënderuar Gashin për kontributin e dhënë, dhe ka thënë se ka shumë gjëra për të cilat nuk pajtohet me Gashin në të tashmen, por ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohet me të as nga e kaluara.

“Z.Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë, nga kjo vështirësi kam mësuar “ ka përfunduar Kurti njoftimin e tij për lirimin nga detyra të këshilltarit të tij politik.