Tahiri kërkon llogari nga kryeministri për çështjen e liberalizimit të vizave

Shefi i grupit parlamentar të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të sqarohet për çështjen e liberalizimit të vizave.

Tahiri tha se liberalizimi i vizave është arritje meritore e të gjitha qeverive veç e veç.

“Liberalizimi i vizave është arritje meritore e të gjitha qeverive veç e veç mirëpo paaftësia për të trajtuar këtë temë dhe keqinformimi i qytetarëve më të vërtetë është për secilën kritikë dhe kërkoj nga kryeministri t’i sqarojë dy çështje”- tha Tahiri.

“Çka ka nodhë dje me liberalizimin e vizave dhe ku jemi? Dhe e dyta, a e ka në plan me e dërgu kërkesën për vend kandidat duke e ditë se Ukraina dhe Moldavia e kanë marrë këtë vendim nga Unioni Evropian?”- i është drejtuar Tahiri Kurtit.

Tahiri tha se si grup parlamentar kërkojnë që të bëhet kandidatura për të parë se si do të jetë reagimi nga pala tjetër.

“Kërkesa si grup parlamentar është me bo kandidaturën me përgatit dokumentacionin në mënyrë që të shohim se cili do të jetë reagimi nga pala tjetër”- theksoi Tahiri.